I dha lamtumirën Vllaznisë

Futboll

I dha lamtumirën Vllaznisë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 12:05
I dha lamtumirën Vllaznisë

Victor Da Silva mbetet në Superiore. Pas dy sezonesh me Vllazninë, fantazisti brazilian ka vendosur të ndërrojë ambient dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Partizanit, po në elitën e futbollit shqiptar.

Braziliani dhe Vllaznia nuk arritën marrëveshjen për rinovim dhe vetëm ditën e djeshme Da Silva përshëndeti kuqeblutë nëpërmjet një postimi në Instagram.

Megjithatë burime për SuperSport konfirmojnë se Da Silva ka arritur marrëveshjen me Partizanin dhe pritet që shumë shpejt të mbërrijë në Shqipëri për të firmosur me “të kuqtë” dhe për të nisur përgatitjet nën urdhrat e Dritan Mehmetit.

Partizani ka nisur tashmë përgatitjet për Europën, ku sot so të mësojë kundërshtarin, teksa krahas Da Silvës, ka firmosur me Gledi Micin dhe Bruno Telushin, dy emra me mjafr eksperiencë në futbollin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat