23 vite histori, njihuni me kundërshtarin e Partizanit

Futboll

23 vite histori, njihuni me kundërshtarin e Partizanit

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:42
Partizani

Partizani do të përballet në raundin e parë të kualifikuesve të Conference Legaue skuadrën gjeorgjiane të Saburtalos. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës të kuqtë mund të konsiderohen me fat pasi shorti i vendos përballë një klubi që nuk ka shumë histori.

Saburtalo është një nga skuadrat e Tbilisit dhe është krijuar në vitin 1999. Edicionin e shkuar u renditën në vendin e katërt në kampionat, ndërsa fituan Kupën e Gjeorgjisë.

Në historinë e tyre kanë arritur që të marrin 4 trofe, teksa në 2018 regjistruan titullin e parë kampion. Po ashtu kanë marrë 1 Superkupë krahas 2 Kupave teksa një e fituan sezonin e shkuar që u dha të drejtën e pjesëmarrjes në Conference League, ndërsa vlera në Transfermarkt shkon në 4.91 milionë euro. Sa i takon historisë në arenën ndërkombëtare Saburtalos numëron vetëm 7 ndeshje, ku ka arritur që të fitojë vetëm 2 ndeshje, por mund të veçohet që në sezonin 2018-2019 eliminuan Sheriff Tiraspol nga raundi i parë i Champions League.

Një kundërshtar që në letër duket i kalueshëm për Partizanin që ka nisur nga puna për ndeshjet që do të luhen në muajin korrik, me sfidën e parë që do ta luajë në Tbilisi në datën 7, ndërsa një javë më vonë do i presë në Tiranë, ku do të vendoset dhe kualifikimi për në raundin tjetër.

“Demat” kanë nisur dhe punën në merkato, teksa është zyrtarizuar rikthimi i Bruno Telushit.

Mesfushori ishte pjesë e Egnatias në sezonin e shkuar, por një dëmtim e la jashtë fushave për disa muaj e tani është gati të rikthehet të kontribuojë për fanellën e skuadrës me të cilin është shpallur kampion.

Pjesë e të kuqve për edicionin e ardhshëm pritet që të jetë dhe Victor Da Silva, i cili është larguar zyrtarisht nga Vllaznia e destinacioni i radhës pritet që të jetë pikërisht skuadra e Dritan Mehmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat