Martin Braithwaite ka lënë pas një sezon të vështirë, me pak minuta te Barcelona pasi vuajti edhe nga dëmtimet.
Pavarësisht se luajti vetëm disa ndeshje me Barcelonën, Danimarka e grumbulloi atë për ndeshjet e Nations League në qershor dhe për më tepër mori një rol kryesor.
Sulmuesi, i cili tani është me pushime, ka qenë mirënjohës për besimin e treguar nga trajneri Kasper Hjulmand.
“Kam luajtur më shumë në këto katër ndeshje sesa të gjithë sezonin në Barcelonë. Ishte fantastike dhe jam shumë i lumtur me besimin që më ka dhënë Kasper. Isha i vetëdijshëm se nuk do të isha titullar, por e dija se me stërvitje dhe me minutat e kufizuara që kisha, duhej ta bindja Hjulmand se isha në formë dhe ia dola. Besoj se kam treguar se jam ende i fortë, se jam vetvetja dhe se jam rikuperuar nga lëndimi. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës për besimin që më ka dhënë stafi dhe jam shumë krenar që jam rikthyer dhe jam në gjendje të ndihmoj sërish ekipin” – tha 31-vjeçari për “TV 2 SPORT”.
Martin Braithwaite luajti vetëm pesë ndeshje gjatë sezonit 2021-2022 me katalanasit, katër prej tyre në La Liga dhe për më tepër shënoi dy gola, ndërsa në Nations League, me Danimarkën në katër ndeshje numëron 133 minuta. Një deklaratë e cila mund të ndikojë edhe te Barcelona, me klubin që po lëviz në merkato dhe po bënë “sforcon” finale për Lewandowski-n dhe me një lëvizje të tillë, minutazhi edhe mund të “zerohet” për danezin duke e detyruar të shohë për një skuadër të re.