Vazhdon me skuadrën shqiptare

Futboll

Vazhdon me skuadrën shqiptare

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 15:43
Vazhdon me skuadrën shqiptare

Ljupçe Trpeski vazhdon kontratën edhe për një vit me ekipin e Voska Sport, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë Trpeski do t’i mbrojë ngjyrat “bardhekaltër” edhe për edicionin 2022/23, në të cilin Voska Sport sërish do të pretendojë për inkuadrim në Ligën e Patë.

Trpeski edicionin e kaluar u paraqit në 20 ndeshje me fanellën e Voska Sport, duke dhënë kontributin e tij për sukseset e kësaj skuadre, që shumë pak mungonte të sigurojë një vend për në elitën e futbollit maqedonas.

Kujtojmë gjatë ditës së djeshme kontratën me Voska Sport e vazhdoi edhe kapiteni, Izair Emini, ndërsa sezonin e ri kjo skuadër do të udhëhiqet nga trajneri Berat Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat