Tirana zbulon rivalët e Turqisë

Futboll

Tirana zbulon rivalët e Turqisë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 19:28
Tirana zbulon rivalët e Turqisë

Tirana është e grumbulluar në Turqi teksa bardheblutë po përgatiten për ndeshjet e raundit të parë në Champions League teksa do të luajnë ndaj klubit nga Luksemburgu, Dudelange.

Sakaq, të besuarit e trajnerit e Orges Shehi kanë planifikuar edhe disa miqësore në tokën turke për të rifituar formën e duhur fizike.

Kampionët e Shqipërisë në fakt e humbën ndeshjen e parë miqësore ndaj Dinamo-Auto Tiraspol me rezultatin 1-2 ndërsa në vijim kanë publikuar edhe kalendarin e miqësoreve të radhës. Kështu, në fillim, bardheblutë do të ndeshen me Shkupin më datë 19 qershor, ndërsa në vijim do të përballen me rumunët e Hermannstadt dhe në fund e mbyllin me gjigandët turq të Fenerbahces.

Kujtojmë se ndeshja e parë e Champions League për Tiranën do të zhvillohet më datë pesë korrik në transfertën luksemburgase, ndërsa ajo e kthimit luhet më datë 13 qershor në stadiumin Air Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat