Everton e do sulmuesin e Watfordit

Futboll

Everton e do sulmuesin e Watfordit

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:47
Everton e do sulmuesin e Watfordit

Klubi anglez, Everton është duke i vëzhguar disa lojtarë për tregun e kësaj verë.

Sipas medieve britanike, Everton po e shqyrton mundësinë për të transferuar sulmuesin e Watford, Emmanuel Dennis.

Nigeriani nga krerët e Evertonit shihet si zëvendësues për Richarlison.

Watford thuhet se janë të gatshëm ta shesin lojtarin nga i cili synojnë të përfitojnë 20 milionë funte.

24-vjeçari në sezonin e kaluar shënoi 10 gola dhe bëri gjashtë asistime në 33 ndeshje të tij në Premier League.

Everton thuhet se shumë shpejtë do të bëjnë gati ofertën në adresë të Watfordit për Dennis..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat