Çfarë flitet për Chiesan?

Futboll

Çfarë flitet për Chiesan?

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:30
Çfarë flitet për Chiesan?

E ardhmja e Nicolò Zaniolo duket se do të jetë një nga telenovelat e merkatos së verës. Pas një sezoni në nivele të mira, pasi dy të mëparshmet janë karakterizuar nga dëmtime shumë të rënda, mesfushori ylli i Roma-s e ka kurorëzuar sezonin e kaluar me golin vendimtar në finalen e Conference League të fituar nga Roma ndaj Feyenoord.

Se sa mund të ndikojë ky gol në vlerësimin e tij në merkato, është e vështirë të thuhet, e sigurt është se kontrata me verdhekuqtë që skadon në vitin 2024 mund të bëhet një problem për klubin, duke qenë se negociatat e rinovimit nuk janë zhbllokuar.

Në pritje të kthimit në punë për sezonin e ardhshëm, Nicolo po shijon pushimet në Toskanë së bashku me Federico Chiesa-n.

Të dy kanë në një fotografi në një klub dhe Zaniolo e ka publikuar menjëherë në një Story në Instagram, të kompletuar me tag për mikun dhe shokun e tij të kombëtares.

A do të jetë Chiesa, i cili nga ana tjetër po punon për t’u rikthyer në shtator pas dëmtimit shumë të rëndë të gjurit të pësuar kundër Romës në janar, edhe një shok klubi i Zaniolo-s tek Juventus?

Është shumë herët për ta thënë, por tifozët e Juventus-it tashmë ëndërrojnë një sulm të përforcuar nga fuqia dhe numrat e Zaniolo-s, i cili mund të bëhet pasardhësi i Dybala te bardhezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat