Qorri nga Feronikeli kalon në Llap

Futboll

Qorri nga Feronikeli kalon në Llap

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:28
Qorri nga Feronikeli kalon në Llap

Futbollisti Ardi Qorri largohet nga Feronikeli i Drenasit, për t’iu bashkuar fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit të Podujevës. 

Është një përforcim i rëndësishëm për llapjaët, të cilët po përgatiten për ndeshjen kundër Buduçnostit të Podgoricës, në kuadër të rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League.

Kryetrajneri Tahir Batatina një pjesë të përgatitjeve do të zhvillojë në qytetin e Strugës në Maqedoninë e Veriut. 

“Mesfushori Ardi Qorri, pjesë e Feronikelit për 12 vite, ka bërë hapin e radhës në karrierë duke firmosur kontratë profesionale me skuadrën tonë për 5 vitet e ardhshme.

Ardi në edicionin e fundit u paraqit në 34 ndeshje për Feronikelin duke arritur të realizoj 6 gola e 1 asistim dhe e veçanta e golave të tij ishin golat e bukur nga largësia apo nga goditjet e dënimit.

21 - vjeçari theksoi se pa u menduar dy herë zgjodhi ta pranoj Llapin si një klub që u jep hapësirë të rinjve dhe se puna me trajnerin Batatina do ta shtyj atë ta jap më të mirën nga vetja që t'i tregoj vlerat.

Ardi u nda i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi dhe pasi firmosi kontratën, do t'i bashkohet grupit të lojtarëve në përgatitjet për garat evropiane që do t'i zhvillojmë në Strugë”, - njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat