Arresti kardiak i merr jetën lojtarit 21-vjeçar

Futboll

Arresti kardiak i merr jetën lojtarit 21-vjeçar

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:52
Arresti kardiak i merr jetën lojtarit 21-vjeçar

Lojtari 21-vjeçar i Atletico Tucuman, Fabrizio Navarro, ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Të gjitha mediat argjentinase tregojnë se Navarro ka mbaruar stërvitjen e më pas është nisur për në shtëpi.

Djaloshi kishte konsumuar drekën e më pas ishte shtrirë për të pushuar, por nuk u çua më.

Navarro pësori një atak kardiak gjatë kohës që ishte në gjumë, gjë e cila i mori jetën.

Sulmuesi 21- vjeçar së fundmi kishte kryer edhe testet mjekësore me klubin e tij argjentinas, por nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe mjekët nuk kishin identifikuar ndonjë problem.

Klubi ka përshëndetur për herë të fundit lojtarin e tyre me një mesazh në rrjetet sociale.

“Atletico Tucuman njofton me trishtim vdekjen e Fabrizio Navarro, një i ri i lindur në vitin 2001, i cili pësoi atak në zemër. Ne i gjendemi pranë familjes në këto momente të vështirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat