Për Armando Brojën vera do të jetë e “nxehtë”

Futboll

Për Armando Brojën vera do të jetë e “nxehtë”

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 13:16
Për Armando Brojën vera do të jetë e “nxehtë”

Për Armando Brojën vera do të jetë e “nxehtë”, pasi në këtë merkato është kthyer në fokusin e disa skuadrave të mëdha që kërkojnë shërbimet e talentit shqiptar.

Disa skuadra në Seria A kërkojnë të shkojnë te sulmuesi i kombëtares, teksa së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Bolognas, e cila kërkon të përforcojë repartin e sulmit dhe tek 20-vjeccari gjen lojtarin e duhur për formacionin e italianëve.

Konkurrenca për të arritur te shërbimet e talentit kuqezi është e madhe, teksa bisedimet mes palëve nuk kanë nisur ende, por tashmë Broja udhëheq listën e dëshirave të Bolognas për sulmin e skuadrës, teksa pas tij renditen Bonazzoli dhe Strand Larsen.

Kujtojmë se Broja arriti të shkëlqente me Southampton në këtë sezon në Premier League, teksa arriti të shënonte edhe 9 gola, ndërsa me të përfunduar huazimi sulmuesi është kthyer te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat