I rritur te Milani, talenti i Kosovës transferohet te klubi i Serie C

Futboll

I rritur te Milani, talenti i Kosovës transferohet te klubi i Serie C

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:38
I rritur te Milani, talenti i Kosovës transferohet te klubi i Serie C

Pas një sezoni në Serie D te Leviso, sulmuesi nga Kosova, Ismet Sinani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi është transferuar te Virtus Verona në Serie C.

Lajmin e ka dhënë për mediat italiane vetë klubi veronez, nëpërmjet presidentit-trajner Luigi Fresco, i cili ka deklaruar se referencat për 23-vjeçarin kanë qenë mjaft të mira dhe ka vendosur ta marrë në ekip.

Ismet Sinani është rritur te të rinjtë e Milanit deri më 2018-ën, teksa më pas u huazua në skuadra të ndryshme, por pa arritur të debutojë asnjëherë me skuadrën e parë të kuqezinjve.

Fanellën kuqezi Sinani e ka veshur edhe te Shqipëria U17, ku ka luajtur dy ndeshje, ndërsa më pas vendosi të përfaqësojë Kosovën, por edhe këtu ka luajtur deri në nivelin U19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat