Lenglet drejt Marseilles

Futboll

Lenglet drejt Marseilles

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:23
Lenglet drejt Marseille

Clement Lenglet është një nga objektivët kryesorë të Marseille për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm. 27-vjeçari do të largohet nga Barcelona, pasi nuk konsiderohet i rëndësishëm nga blaugranat.

Por sipas raportimeve të mediave, klubi francez duket se ka stopuar për momentin bisedimet për huazimin e mbrojtësit, pasi drejtuesit katalanas nuk kanë pranuar kërkesën e tyre për të paguar gjysmën e pagës së lojtarit, që francezët e konsiderojnë të lartë për mundësitë e tyre financiare, pasi lojtari te Barcelona merr një pagë që kam shumën e rreth 10 milionë Eurove.

Një kërkesë e tillë ka irrituar jo pak presidentin Laporta, i cili ua ka bërë të qartë francezëve se nëse duan shërbimet e Lenglet duhet të paguajnë të gjithë pagën e tij.

Përfundon vetëm pas gjashtë muajsh aventura e Diego Godin në Brazil. Uruguajani, i cili firmosi në janar me Atletico Mineiro, pasi largimit nga italianët e Cagliarit, ka prishur para kohe kontratën me skuadrën e drejtuar nga Antonio Mohamed.

36-vjeçari nuk la një shije të mirë te brazilianët, pasi zbriti në fushë vetëm 9 herë. Sipas mediave braziliane, mbrojtësi pritet të kalojë në Argjentinë ku duket se ka arritur marrëveshjen me Velez Sarsfield. Në rrjetet sociale Godin pohoi se do të shkojë diku ku do të japë maksimumin pasi dëshiron të luajë në Katar 2022,Botëror ky që do të ishte i katërti në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat