Vlera e makinës së aksidentuar?

Futboll

Vlera e makinës së aksidentuar?

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:51
Vlera e makinës së aksidentuar?

Ditën e djeshme është raportuar se në Mallorca është përfshirë në një aksident makina sportive e Cristiano Ronaldos, Bugatti Veyron me vlerë 1,7 milionë paund.

Lajm i mirë është se nuk ka asnjë të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia e cila vajti në vendngjarje tha se shofer nuk ishte sulmuesi portugez.

Shoferi i cili po i jepte në momentin e aksidentit ishte njëri prej truprojave të tij. Ai humbi kontrollin e mjetit dhe rrëshqiti duke u përplasur në një mur të një prone në San Coma, Palma de Mallorca.

Pjesa e përparme e Bugattit ishte e shkatërruar, por policia bëri me dije se nuk kishte asnjë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat