Aliu para sfidës me Ovçe Polen: Pritja 50 vjeçare nesër do të marrë fund

Futboll

Aliu para sfidës me Ovçe Polen: Pritja 50 vjeçare nesër do të marrë fund

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 18:33
Aliu para sfidës me Ovçe Polen: Pritja 50 vjeçare nesër do të marrë fund

Pas 50 vitesh pritje, KF Arsimi nga Çegrani është shumë pranë kualifikimit në ligën e dytë unike të Maqedonisë së Veriut. “Djemve” të trajnerit Vildan Saliu iu nevojitet fitorja në ndeshjen e balotazhit kundër Ovçe Poles nga Sveti Nikolla për të arritur suksesin historik, ëndërr e shumë gjeneratave që kanë sakrifikuar për këtë klub.

Gjatë historisë shumëvjecare KF Arsimi disa herë ka qenë shumë pranë qëllimit, por nuk ia kanë dalur, ndërsa kjo gjeneratë ka rastin të realizoj dëshirën e flaktë të të gjithë çegranasve për ta parë klubin e zemrës në ligën e dytë.

Trajneri Vildan Saliu një një prononcim për Open-TV deklaron se e respekton rivalin e ditës së mërkurë, por thotë se janë të bindur në sukses.

Ai thotë se pritjes 50 vjecare si duket i ka ardhur fundi.

“Kemi respekt për Ovçe Pole-n. Është një kundërshtar që duhet të vlerësohet. Bëhet fjalë për një ekip, i cili është i përbërë nga lojtarë të rinj që kanë dëshir të promovohen, por në anën tjetër ekipi ynë është i përgatitur për këtë sfidë.

E dimë se nuk do të jetë lehtë, pasi zhvillohet vetëm një ndeshje, në të cilën gabimet nuk tolerohen. Jemi të bindur dhe të vendosur për të dhënë maksimumin, që në fund t’ia arrijmë qëllimit dhe pritjes 50 vjecare t’i jepet fund”, deklaroi trajneri Vildan Saliu.

KF Arsimi dhe Ovçe Pole do të ndeshen të mërkurën (ora 17:00) në stadiumin e Makedonija Gjorce Petrovit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat