Shkëndija barazon me ekipin nga Bosnja, në një ndeshje me 6 gola

Futboll

Shkëndija barazon me ekipin nga Bosnja, në një ndeshje me 6 gola

Nga: K. G. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:48
Shkëndija barazon me ekipin nga Bosnja, në një ndeshje me 6 gola

Shkendija e Tetovës luajti ndeshjen e tretë miqësore dhe këtë herë u mjaftua me barazim (3:3) ndaj Zrinjskit nga Bosnja e Hercegovina.

Skuadra nga Mostari tri herë udhëhoqi por tetovarët arritën të barazojnë.

Për Shkëndijen shënuan Hasani (42'), Mijatoviq (52'-autogol), Sadriu (58') dhe Zrinjskin Cuze (8'), Kamenar (49'), Murati (54'-autogol).  

Shkendija ka barazuar 1:1 me Ferencvaros-in dhe ka shënuar fitore ndaj Mariborit me rezultat 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat