Kundërshtarë të Tiranës

Futboll

Kundërshtarë të Tiranës

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 23:18
Kundërshtarë të Tiranës

Dudelanzhi është një nga skuadrat më të çuditshme të Europës. Ka shkuar dy herë në fazën e grupeve të Europa League, edhe pse ekipin e ka të përbërë edhe nga lojtarë gjysmëprofesionistë.

Nga sezoni 2018-2019, ekipi luksemburgas ka luajtur 30 takime në Europë, duke filluar nga Champions League, deri te Conference League sezonin e fundit. Skuadra kundërshtare e Tiranës llogarit në 30 takimet e fundit 17 rezultate pozitive dhe 13 rezultate negative. Në rezultatet negative futet humbja me Betisin, Milanin, Seviljen apo Olimpiakosin, shkruan Panorama sport.

Në sfidat e tjera, luksemburgasit zor se munden në fushën e tyre e janë një “kockë e fortë” për kundërshtarët. Kështu, në Dudelanzh, skuadra kundërshtare e Tiranës në 15 takime ka fituar katër herë dhe ka barazuar pesë takime, ndërsa humbje ka gjashtë, por i ka rresht vitet e fundit. Jashtë fushe janë shtatë humbje, tri fitore dhe pesë barazime.

Golavarazhi i përgjithshëm është 38- 57, por po të heqësh skuadrat e mëdha dhe humbjet e pësuara me ekipet si Milani apo ndonjë tjetër, kuptohet që ekipi kundërshtar i Tiranës është shumë i fortë. Sidomos brenda fushe në Europë, Dudelanzhi është shumë i fortë dhe Tirana duhet të ketë atje kujdes

Shehi dhe djemtë e tij duhet t’i ruhen Dejvid Sinanit që në 32 ndeshje ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 17 asist në 2597 minuta në fushë. Lojtari ka një mbiemër shqiptar, por ka lindur në Beograd dhe nuk është shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat