E kryer, Dortmundi e gjen zëvendësimin e Haaland

Futboll

E kryer, Dortmundi e gjen zëvendësimin e Haaland

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 11:14
Erling Haaland

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra gjermane Borussia Dortmund pritet që të nënshkruajë me sulmuesin e Ajaxit, Sebastien Haller.

Dortmundi do t’i paguajë Ajaxit dëmshpërblim prej 35 milionë eurosh për shërbimet e Haller, i cili konsiderohet të jetë zëvendësuesi i Erling Haaland.

Haaland këtë verë siguroi largimin e tij nga Dortmundi, ku iu bashkua kampionit anglez, Manchester City.

Tani, Dortmundi është duke pritur vetëm të përfundohen testet mjekësore të Haller, dhe të nënshkruhet marrëveshja me klubin e Ajaxit.

Haller do të jetë transferimi i pestë për Dortmundin këtë verë, pas nënshkrimeve me Schlotterbeck, Sule, Adeyemi, Braaf dhe Ozcan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat