FC Shkupi sot kundër Fenerbahces

Futboll

FC Shkupi sot kundër Fenerbahces

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 17:17
FC Shkupi sot kundër Fenerbahces

FC Shkupi sot kundër Fenerbahces!

FC Shkupi vijon fazën e përgatitjeve në Turqi. Kampionët e vendit do të përballen sot në testin e dytë miqësor, teksa përballë do të kenë gjigandët turq të Fenerbahces.

Trajneri Goce Sedlloski do shohë edhe njëherë tjetër në aksion futbollistët e tij, me FC Shkupin që humbi me kampionët e Shqipërisë, Tiranën dhe me kampionët e Kosovës, Ballkanin. Këtë të fundit e kishin zhvilluar në Ohër, disa ditë para nisjes për në tokën turke.

FC Shkupi vijon prej disa ditësh përgatitjet në Turqi, teksa luan në turin e parë të Ligës së Kampionëve kundër kampionëve të Gjibraltarit,  Lincoln RED IMPS FC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat