Kelmendi vazhdon edhe për dy vite kontratën me Gjilanin

Futboll

Kelmendi vazhdon edhe për dy vite kontratën me Gjilanin

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 00:07
Kelmendi vazhdon edhe për dy vite kontratën me Gjilanin

Shend Kelmendi do të vazhdojë të mbetet te Gjilani edhe për dy vite të tjera.

Sulmuesi prishtinas ka shkëlqyer edicionin e fundit me skuadrën kuqebardh duke qenë ndër sulmuesit më të mirë.

E falë formës fantastike të tij, gjilanasit e kanë shpërblyer me kontratë të re dy vjeçare.

"Sport Club Gjilani dhe futbollisti Shend Kelmendi kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe për dy vite të radhës.

Kelmendi, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga stafi teknik për vazhdimin e marrëveshjes.

Në edicionin e fundit Kelmendi ka realizuar shtatë gola dhe ka shërbyer në tre të tjerë, për të qenë vendimtar në shumë prej ndeshjeve kryesore të kampionatit.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë sukses Shendit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare", njofton FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat