Kaçes i vjen interesimi nga ekipi që i dha shkelmin e fundit

Futboll

Kaçes i vjen interesimi nga ekipi që i dha shkelmin e fundit

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 17:28
Kaçes i vjen interesimi nga ekipi që i dha shkelmin e fundit

Veria e Ergys Kaçes arriti të fitonte kampionatin në nivelin e dytë të futbollit në Greqi.

Më pas kjo skuadër ka humbur ndaj Levadiakos, që kishte fituar vendin e parë në të njëjtën kategori të futbollit, por në pjesën e jugut. Kështu Veria luajti edhe fazën e fundit të Play Off kundër Lamias, që vinte nga zona e ftohtë e Superligës së Greqisë.

Në këtë takim Ergys Kaçe ka shkëlqyer, por Lamia arriti të fitonte për të qëndruar në elitë, ndërsa Veria dështoi që të ngjitej në Superligë.

Kontrata e Ergys Kaçes te Veria pas afrimit nga Partizani ishte vetëm gjashtë muaj. Tanimë mesfushori shqiptar është lojtar i lirë, ndërsa “Sport Time” raporton se është pikërisht Lamia ajo që kërkon afrimin e Kaçes pasi trajnerit dhe drejtuesëve të klubit i ka pëlqyer performanca e shqiptarit kundra tyre.

Gjithashtu edhe te Veria po mundohen të nxitojnë që ta bindin mesfushorin për të rinovuar kontratën, por sigurisht që elita e futbollit të Greqisë është ofertë tunduese..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat