Lajm i mirë për tifozët e Partizanit të Tiranës

Futboll

Lajm i mirë për tifozët e Partizanit të Tiranës

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:59
Lajm i mirë për tifozët e Partizanit të Tiranës

UEFA i ka dhënë dritën jeshile klubit të Partizanit për të luajtur ndeshjes kualifikuese për në Ligën e Konferencave në stadiumin “Air Albania”.

Partizani do të sfidojë gjeorgjianët e Saburtalo Tbilisi në raundin e parë të Conference League dhe sipas vendimit, ndeshja e parë do të luhet më 7 korrik në Tbilisi, ndërsa dueli i kthimit pas një javë në Tiranë.

“Demat” kanë publikuar një komunikatë zyrtare në faqen e tyre, aty ku lajmërojnë tifozët e kuq se përballja e kthimit do të zhvillohet në “Air Albania”, lajm që gëzon ultrasit e Partizanit.

“Klubi Partizani me kënaqësi njofton se ndeshja e kthimit Partizani-Saburtalo, e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League, do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’.

Impianti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo në program të enjten, datë 14 korrik ora 20:00”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kryeqytetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat