Chelsea synon transferimin e tre futbollistëve të Man Cityt

Futboll

Chelsea synon transferimin e tre futbollistëve të Man Cityt

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:26
Chelsea

Chelsea është duke planifikuar transferimin e tre futbollistëve të Manchester Cityt.

Sipa “Daily Mail”, klubi nga Londra synojnë të nënshkruajnë me Raheem Sterling, Nathan Ake dhe Oleksandr Zinchenko.

Chelsea besohet se është më afër transferimit të Sterlingut, pasi së fundi është raportuar se është arritur një marrëveshje mes tij e klubit.

Por, klubi nga Londra mund të sigurojë shërbimet edhe të dy futbollistëve tjerë, të cilët gjithashtu nuk janë në planet e kampionëve të Anglisë.

Zinchenko më herët ka qenë i lidhur me një transferim te Arsenali, por “Topçinjtë” besohet se kanë hequr dorë nga ukrainasi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat