Ka interes edhe nga Anglia

Futboll

Ka interes edhe nga Anglia

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:46
Ka interes edhe nga Anglia

Ka interes edhe nga Anglia!

Rey Manaj me shumë mundësi do ta vijojë karrierën futbollistike në Spanjë, por sigurisht jo te Barcelona, që zotëron kartonin e tij. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, pritet të përfundoje te Getafe.

Klubi nga rrethinat e Madridit është në bisedime të avancuara me Barcelonën, por klubi “blaugrana” ka si alternativë edhe shitjen tek Whatfordi, në Angli (Championship).

Sezonin e kaluar, Manaj veshi fanellën e Spezias në Serinë A, në formë huazimi nga “blaurganat”, por në përfundim të kampionatit klubi italian hoqi dorë nga blerja e kartonit të lushnjarit, pasi e konsideroi të shtrenjtë për buxhetin e saj. Në 29 ndeshje në Serinë A, sulmuesi i datëlindjes 1997 mundi të shënonte 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat