Lajm i keq për kampionin e Kosovës 

Futboll

Lajm i keq për kampionin e Kosovës 

Nga: K. G. Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:35
Rustem Hoxha

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, po ballafaqohet edhe me telashe.

Futbollisti Rustem Hoxha lëndohet në një ndeshej miqësore dhe do të mungojë për një kohë në petkun e Ballkanit.

“Lojtari ynë, Rustem Hoxha, pësoi lëndim në ndeshjen miqësore kundër Shkupit e fatkeqësisht pas ekzaminimeve në Shqipëri, rezultatet treguan qe e ka këputur ligamentin e gjurit.

Teksa sot ka përfunduar me sukses operimin .

Ky lëndim do ta lërë jashtë fushës disa muaj.

Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë e të lehtë, dhe kthim sa më të shpejtë në fushat e gjelbërta”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat