Tottenham i “rrëmben” Barcelonës lojtarin

Futboll

Tottenham i “rrëmben” Barcelonës lojtarin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 16:30
Clement Lenglet

Tottenham i “rrëmben” Barçës lojtarin, mungon vetëm zyrtarizimi i Lenglet

Tottenham ka arritur marrëveshjen me Clement Lenglet për transferimin e këtij të fundit në Premier League.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, palët kanë gjetur dakortësinë mes tyre, për huazimin e francezit te “Spursat”, teksa po diskutohen vetëm detajet e fundit të marrëveshjes.

Në ditët në vijim pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i këtij transferimi, me lojtarin që do të vihet nënurdhrat e Antonio Conte për një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat