Giroud: E kam kënduar gjithë verën në dush

Futboll

Giroud: E kam kënduar gjithë verën në dush

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:53
Giroud

Sulmuesi i Milan, Olivier Giroud ka folur së fundmi për zakonin e tij të të kënduarit në dush. Francezi ka theksuar se pas fitores së titullit të Seria A, ai e ka kaluar gjithë verën duke kënduar në dush “Jemi kampionët e Italisë”.

“Në dush këndoj ‘jemi kampionët e Italisë’. E kam kënduar gjithë verën. Ia kam mësuar edhe fëmijëve të mi. I kam mësuar edhe këngën 

Pioli is on fire’ (Pioli është në zjarr). Një të shtunë po festoja me familjen time, ishte përvjetori i martesës dhe pagëzimi i vajzës sime. Kënduam të gjithë së bashku. Nuk e di më tekstin origjinal, por vetëm ‘Pioli is on fire’”,-ka rrëfyer Giroud.

Francezi ishte padiskutim një nga protagonistët e Milan në fitoren e titullit të Seria A dhe këtë fakt sulmuesi vijon ta festojë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat