Mediat angleze besojnë së CR7 do të transferohet të Chelsea

Futboll

Mediat angleze besojnë së CR7 do të transferohet të Chelsea

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:00
Ronaldo

Mediat britanike raportojnë se Cristiano Ronaldo nuk do të rikthehet në Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ ka disa ditë që kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri, por ylli portugez nuk i është bashkuar skuadrës së tij në stërvitje.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit, sipas medieve angleze, nuk do të kthehet në ‘Old Trafford’, dhe se lojtari dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, dëshirë kjo që United nuk ia ofron.

Chelsea thuhet së do të jetë ‘shtëpia’ e radhës e Ronaldos. Madje, sipas mediave të atjeshme, Todd Boehly po studion një ofertë prej 15 milionë eurosh për Manchester United dhe një kontratë dy vjeçare, me pagë 16 milionë euro në sezon për CR7.

Negociatat mes londinezëve dhe Manchester Unitedit, thuhet së janë duke ecur mirë, dhe duket së lojtari brenda pak ditësh, do të ‘fluturojë’ drejt Londrës e jo në Manchester.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat