Barcelona vazhdon të vuajë gafat e së shkuarës

Futboll

Barcelona vazhdon të vuajë gafat e së shkuarës

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:13
Barcelona vazhdon të vuajë gafat e së shkuarës

Gjatë verës së dy viteve më parë, Barcelona shpenzoi mbi 30 milionë euro për të blerë të talent të futbollit portugez.

Po flasim për Trincaon, që pasi provoi të linte gjurmë gjatë vitit të parë te “blaugranat”, sezonin e kaluar u huazua tek Wolverhamptoni, skuadër me të cilën shënoi 2 gola në Premier League në 28 ndeshje.

Tashmë klubi katalan është në bisedime me Sportingun e Lisbonës për transferimin e 22-vjeçarit, që nuk është në planet e Xavi Hernandezit. Bisedimet janë në drejtimin e duhur dhe në orët në vazhdim marrëveshja mund të bëhet zyrtare.

Formula e transferimit do të jetë sërish në formë huazimi, por me detyrim blerjeje për 20 milionë euro nëse futbollisti arrin një numër të caktuar ndeshjesh (15).

Klubi portugez do të marrë përsipër të gjithë pagën e sulmuesit, e cila është rreth 1.2 milionë euro në sezon.

Duket qartë që Barcelona ka gabuar në investimin për talentin portugez.

Nëse Sportingu i Lisbonës do ta blejë sulmuesin anësor, do ta marrë të paktën 10 milionë më pak se shifra që “blaugranat” shpenzuan për t’ia shkëputur Bragës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat