Skuadra shqiptare me trajner të ri 

Futboll

Skuadra shqiptare me trajner të ri 

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2022 Në ora: 23:44
Berat Imeri

Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, emëron trajnerin e ri.

Trajneri i ri është Berat Imeri. Synimet e skuadrës Voska janë të ngriten në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.  

“Berat Imeri edhe zyrtarisht morri timonin e FC Voska Sport. 

Me strategun tetovar kemi firmosur kontratë një vjeçare, me shpresë se këtë vit do të bëjmë edhe një hap më larg se edicionin e kaluar, kur vetëm ndeshja e balotazhit na e mohoi inkuadrimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. 

Berat Imerit i urojmë një sezon të suksesshëm me ekipin e F.C  Voska Sport, që do të jetë ekipi i tretë që do të udhëheq gjatë karrierës së tij, pas Korabit dhe grupmoshave të reja të Shkëndijës”, njofton FC Voska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat