Marrëveshja për rinovim është afër

Futboll

Marrëveshja për rinovim është afër

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:25
Dembele

Barcelona dhe Ousmane Dembele raportohet se janë afër zgjatjes së bashkëpunimit.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se palët janë afër marrëveshjes së plotë.

Tani për tani, vetëm disa çështje detajesh kanë mbetur për t’u mbyllur marrëveshja.

Por, e gjithë kjo thuhet se varet nga drita jeshile e Barçës.

Klubi tani duhet të vendosë rreth kësaj, pasi varet më shumë nga ta, sesa nga ana e lojtarit.

Barcelonës tani i takon të marrë vendim final; të vazhdojë me Dembelen, apo të shkojë për transferimin e Raphinhas nga Leeds United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat