Kampionët e Gjermanisë synojnë që ta mbyllin marrëveshjen për 70 milionë euro

Futboll

Kampionët e Gjermanisë synojnë që ta mbyllin marrëveshjen për 70 milionë euro

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:08
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt karrierën pritet që ta vazhdojë në Bundesligë.

Gazetari nga “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg, ka raportuar se lojtari ka pranuar që t’i bashkohet Bayern Munichit.

Përfaqësuesit e tij thuhet se janë duke negoicuar me klubin gjerman për një kontratë deri në verën e vitit 2027.

E gjithë ajo që po mungon tani, thuhet se është edhe marrëveshja mes Bayernit dhe Juventusit.

Kampionët e Gjermanisë synojnë që ta mbyllin këtë marrëveshje për 70 milionë euro.

22-vjeçari, kohë më parë ia ka bërë të qartë Juventusit se e dëshiron largimin. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Chlesea thuhet se nuk ka kontaktuar me Juvnetusin për Matthijs de Ligt dhe kështu Bayerni është në garë si klubi i vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat