Një gjyqtar i La Ligas do të vendosë drejtësinë për Tiranën në “Air Albania”

Futboll

Një gjyqtar i La Ligas do të vendosë drejtësinë për Tiranën në “Air Albania”

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:35
Një gjyqtar i La Ligas do të vendosë drejtësinë për Tiranën në “Air Albania”

Tirana do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Dudelange-t më datë 12 korrik.

Pas humbjes në Luksemburg, bardheblutë do të kërkojnë të japin gjithçka për të siguruar kualifikimin në turin e dytë të Champions League-s të martën e ardhshme. UEFA ka përcaktuar trupën e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në “Air Albania”.

Gjyqtari kryesor do të jetë Cesar Soto Grado.

Spanjolli që arbitron në La Liga do të ndihmohet nga dy asistentët Iker De Fransisco dhe Carlos Alvares Fernandez. Gjyqtar i katërt për takimin Tirana-Dudelange do të jetë Isidro Diaz de Mera Escuderos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat