Dragojeviq paralajmëron Llapin për sfidën në Prishtinë

Futboll

Dragojeviq paralajmëron Llapin për sfidën në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:27
Dragojeviq paralajmëron Llapin

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës dhe Buduçnosti i Podgoricës, fitues i Kupës së Malit të Zi, u ndeshen të enjten që e lamë pas por ftuan malazezët me rezultat 2:0 në kuadër të rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League në futboll.  
Portieri i skuadrës së Buduçnostit, Millosh Dragojeviq, paralajmëron se do të kthehen edhe tre lojtarë për ndeshjen në Prishtinë.

“Ishte ndeshja jonë e parë e sezonit dhe u desh të jemi shumë të kujdesshëm. Kemi studiuar kundërshtarin, e dinim se si qëndronin në fushë dhe gjatë ndeshjes ndiheshim se kishim shumë hapësirë mes tyre”, tha për medium malazeze “Pobjeda” portieri Millosh Dragojeviq.

“Gjetëm mënyrën për t'i kërcënuar, kaluam herët në epërsi 1:0, më pas shënuam golin e dytë. Duhej të kishim shënuar edhe disa herë, që të shkonim plotësisht të lehtësuar në Prishtinë. Duhet të ruajmë përqendrimin maksimal, asgjë nuk ka mbaruar”, tha më tej. 

“Nënkampioni malazez ngadalësoi ritmin në pjesën e dytë, edhe pse nga minuta e 32-të kishte një lojtar  shumë lojtarë”, shkruan media malazeze.

“I mbajtëm mirë pozicionet dhe nuk e lamë Llapin të na kërcënonte. Duhet të jemi të kënaqur, sidomos sepse nuk kemi luajtur me ekipin më të fortë dhe nuk jemi 100 për qind gati. Në pjesën e parë luajtëm pjekur dhe në pjesën e dytë u duk se ishim të kënaqur me rezultatin. Ndoshta duhet të kishim sulmuar më fort, me më shumë besim. Kemi siguri dhe vetëbesim para ndeshjes së revanshit”, - tha portieri me përvojë.

Buduçnosti do të luajë të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Duhet të kemi parasysh që kjo është Europa, nuk ka relaksim. Nuk kemi nevojë për të ndjekur me çdo kusht fitoren. Duam të ruajmë avantazhin nga ndeshja”, - theksoi Dragojeviq.

“Disa lojtarë janë duke u rikuperuar dhe besoj se do të jemi më të fortë në ndeshjen e dytë. Jemi në pritje të kthimit të Petroviqit, Adamsit, Ivanoviqit... secili prej tyre do të thotë shumë për ne”, deklaroi Dragojeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat