Vinicius vazhdon bashkëpunimin me Real Madridin

Futboll

Vinicius vazhdon bashkëpunimin me Real Madridin

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 09:30
Vinicius Jr

Vinicius Jr do vazhdojë edhe më tej të jetë lojtar i Real Madridit.

Vini Jr do të jetë lojtar i ‘Mbretërve’ edhe pesë vite të tjera.

Braziliani kishte kontratë me Realin deri në vitin 2024, por klubi kërkon ta mbajë më gjatë në ekip.

Është Fabrizio Romano, që njofton se anësori ka nënshkruar kontratën e re me madrilenët.

Në marrëveshje thuhet se Vinicius Jr do të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2027.

21 vjeçari do të jetë një nga lojtarët më të paguar në ekip.

Ndërsa, klauzola e lirimit të tij është 1 miliard euro.

Pas brazilianit ‘Los Blancos’ synojnë rinovimin me Rodrygon dhe Eder Militaon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat