Trajneri i Chelseat humbet dy mesfushorë

Futboll

Trajneri i Chelseat humbet dy mesfushorë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:42
Thomas Tuchel

COVID-19 vazhdon të rezultojë një faktor në botën e futbollit, sidomos kur bëhet fjalë për futbollistët që ende nuk e kanë të sqaruar statusin e tyre, nëse janë të vaksinuar apo jo.

Prej kësaj, trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel nuk mund të ketë në dispozicion për turneun në Amerikë, N’golo Kane dhe Ruben Loftus-Cheek.

Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet të cilat nuk lejojnë të huajt e pavaksinuar të hyjnë në territorin e tyre, aq më shumë nëse këta persona e kanë kaluar më parë coronavirusin. Si Kante, ashtu edhe Loftus-Cheek e kanë kaluar COVID-19, megjithatë nuk ka asnjë sqarim nëse ata janë të vaksinuar, apo nëse kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.

Gjithsesi, fakti që lojtarët nuk kanë mundur të udhëtojnë për në USA, lë të kuptohet se ata nuk i kanë zbatuar rregullat e Premier League teksa të gjithë futbollistët do të duhej të ishin të imunizuar dhe të merrnin të paktën dy dozat e vaksinës.

Gjatë turit në Amerikë, Chelsea do të zhvillojë tre miqësore në harkun e një jave teksa e parë është programuar më datë 16 korrik ndaj meksikanëve të Club America, më pas radhën e ka sfida me vendasit e Charlotte dhe në fund derbi me Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat