Shqipëria e femrave,11 vite nga debutimi historik

Futboll

Shqipëria e femrave,11 vite nga debutimi historik

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 16:10
Shqipëria

11 vite më parë, kombëtarja shqiptare e femrave do të zbriste për herë të parë në fushë për të zhvilluar ndeshjen e parë si ekip kundër përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ajo përballje miqësore dhe historike, u luajt më 5 maj 2011 në qytetin e Pogradecit dhe ekipi kuqezi i drejtuar nga trajneri Altin Rraklli, ia doli të fitonte me shifrat 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes, dhe i pari në histori për Shqipërinë e femrave u realizua nga kapitenia e parë kësaj skuadre, Aurora Seranaj, e cila e ka mbajtur këtë shirit për disa vite me radhë.

Altin Rraklli hidhte në fushë në atë miqësore këtë formacion Endrina Elezaj, Erida Bajrakurtaj, Xhulia Preçi, Rifadije Shala, Aurora Seranaj, Fatjona Borova, Ana Boro, Nora Selmani, Avdije Veliu, Suada Jashari dhe Albina Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat