E do Milani

Futboll

E do Milani

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 16:31
Maldini

Milan po kërkon të përforcojë skuadrën në këtë merkato të verës për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar pas një lufte deri në javën e fundit të kampionatit me Inter-in.

Për ta bërë këtë, kuqezinjtë do të duhet të marrin në ekip lojtarë shumë të talentuar dhe cilësorë. Një nga këta është ylli i ri i Club Brugge, Charles de Ketelaere, që ndiqet prej kohësh nga kuqezinjtë.

Për të riun premtues është në garë edhe Leeds-i. 21-vjeçari konsiderohet si një nga yjet e ardhshëm të futbollit botëror dhe këtë e ka konfirmuar edhe Enzo Scifo.

Legjenda e futbollit belg ka folur në lidhje me futbollistin në një intervistë të dhënë për të përditshmen italian La Gazzetta dello Sport.

“Nëse vazhdon kështu, një ditë do të vlejë 100 milionë euro. Ajo që më befason më shumë është sa shpejt përmirësohet”, ka thënë Scifo.

“Është rritur shumë në dy vite dhe tani nuk mund të parashikohet se deri ku mund të arrijë. Është një xhevahir. E kuptoj pse Paolo Maldini ka rënë në dashuri me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat