Partizani kërkon ndihmën e tifozëve përmes lojtarëve

Futboll

Partizani kërkon ndihmën e tifozëve përmes lojtarëve

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 11:07
Partizani

Partizani do të përballet të enjten me Saburtalon për të përcaktuar përfundimisht se cili do të jetë ekipi që do të kalojë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të kuqtë kërkojnë edhe ndihmën e tifozëve për të mbushur “Air Albania”-n.

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Eneo Bitri, Murataj, Skuka, Matondo dhe Hoti u bëjnë thirrje tifozëve për të ardhur në stadium mbrëmjen e së enjte. Kërkesa vjen edhe nga mesfushori Matondo, i cili i drejtohet në shqip tifozerisë së kuqe.

“Përshëndetje familja e kuqe! Ju presim në “Air Albania”. Të luf.tojmë së bashku. Ejani në stadium. Përjetë me ty Partizan”, është thirrja që vjen nga lojtarët e klubit kryeqytetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat