Krasniqi i Ballkanit: Askush më shumë se unë s`do të donte të shënoja

Futboll

Krasniqi i Ballkanit: Askush më shumë se unë s`do të donte të shënoja

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:26
Krasniqi i Ballkanit: Askush më shumë se unë s`do të donte të shënoja

Ermal Krasniqi ka shprehur keqardhjen e tij dhe ka kërkuar falje për eliminimin dhe për paraqitjen e tij ndaj Zalgirisit në Champions League.

Gjatë ditës së djeshme Ballkani pësoi humbje nga Zalgiris, gjë që bëri që klubi nga Suhareka nga Champions League të zhvendoset në Conference League. Krasniqi kishte disa raste, sidomos në ndeshjen e parë në Prishtinë, ku nuk u tregua i saktë. 

"Unë në veçanti duke i ditur pritshmëritë tuaja që keni pasur ndaj ekipit e ndaj meje duke u bazuar në një sezon qe posa mbaruam me suksese duke u shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit.

Ndjej përgjegjësi të konsiderueshme për këtë eliminim duke i marr për bazë rastet që më janë shfaqur gjate ndeshjes e që për fat të keq nuk arrita t’i konkretizoja pavarësisht qe askush nuk do të donte më shumë se unë", ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat