Nga Amerika në Superligë

Futboll

Nga Amerika në Superligë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 23:32
Nga Amerika në Superligë

Klubi i Konyaspor, pjesë e Superligës turke është vënë në ndjekje të Alexandre Pato. Ish-lojtari i Milanit tashmë në moshën 32-vjeçare luan me Orlando City në MLS, kampionatin elitar të Amerikës aty ku sezonin e fundit realizoi katër gola në 20 paraqitje.

Por, tashmë për fantazistin shfaqet një mundësi konkrete për t’u rikthyer në Europë teksa sipas Tuttomercatoweb, palët janë në tratativa të avancuara.

Në këtë formë, Konyaspor do t’i besojë eksperiencës së brazilianit ndërsa kujtojmë se pjesë e skuadrës turke janë edhe dy lojtarët e kombëtares, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi pa harruar edhe lojtarin e Kosovës, Zymer Bytyqi.

Kështu, për sezonin e ardhshëm mund të shohim Cikalleshin përkrah Patos të asistuar edhe nga Çekiçi me Konyaspor që mund të pretendojë më shumë se vendi i tretë që arritën në sezonin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat