Fazliji e vazhdon karrierën në Gjermani

Futboll

Fazliji e vazhdon karrierën në Gjermani

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:42
Fazliji e vazhdon karrierën në Gjermani

FC St. Pauli ka përforcuar skuadrën e tyre në prag të sezonit të ri me blerjen e futbollistit Betim Fazliji nga skuadra e divizionit të lartë zviceran, FC St. Gallen.

Fazliji, iu bashkua St. Gallenit në vitin 2014 dhe u ngjit në radhët e të rinjve. 

23-vjeçari bëri hapin për në skuadrën e seniorëve në vitin 2019 dhe bëri 87 paraqitje në ligë plus nëntë në kupë gjatë tre sezoneve, duke kontribuar me pesë gola dhe një asistim. 

Fazliji gjithashtu është paraqitur edhe 14 herë për Kosovën.

“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në St. Pauli. Kalimi në Hamburg dhe një ligë e re është një hap i madh për mua pas tetë vitesh në St. Gallen, por klubi paraqiti një plan shumë të mirë. Stili i lojës më përshtatet shumë mirë. Mezi pres të bëhem pjesë e një ekipi të ri dhe do të doja të kontribuoja në suksesin tonë kolektiv sa më shpejt të jetë e mundur”, ishin fjalët e Fazlijit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat