Edhe trajneri i Serie A për Partizanin

Futboll

Edhe trajneri i Serie A për Partizanin

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:57
Edhe trajneri i Serie A për Partizanin

Eliminimi nga Conference League ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Dritan Mehmeti te Partizani dhe tani kanë nisur të lakohen edhe emra konkretë për ta pasuar.

Panorama-Sport liston të parin një emër të njohur në Itali, 64-vjeçarin Serse Cosmi, i cili së fundmi ka drejtuar skuadrën e Crotone.

Ndër vite ai ka qenë në krye të Pontevecchio, Arezzo, Perugia, Genoa, Udinese, Brescia, Livorno, Palermo, Lecce, Siena, Pescara, Trapani, Ascoli dhe Venezia.

Cosmi nuk është emri i vetëm që lakohet. Diego Longo, i cili drejtoi vjet skuadrën e Kukësit, është një tjetër kandidat, si dhe Giovanni Colella. Ky i fundit ka drejtuar për pak muaj Apoloninë në Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat