Nuk është temë e bisedave...

Futboll

Nuk është temë e bisedave...

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 19:52
Ronaldo

Bayern Munihu e ka bërë të qartë edhe një herë vendimin e tyre për të mos e transferuar Kristiano Ronaldon. Ylli portugez e kërkon me ngulm largimin nga Man. Junajted, pasi synimi i tij është që të luajë në Ligën e Kampionëve. Por, drejtori i bavarezëve, Hasan Salihamixhiç ka thënë se ata kanë shumë respekt për pesë herë fituesin e Topit të Artë, por nuk është në planet e tyre.

“Kam shumë respekt për Kristiano Ronaldon, suksesin e tij dhe karrierën. Por, edhe një herë: Nuk ishte e as nuk është temë për ne”, ka deklaruar ai.

Duket se Bajerni nuk dëshiron t’i ofrojë Ronaldos pagën e majme që merr te Man. Juanjtedi, pasi fiton mbi 500 mijë euro në javë.

Çellsi dhe Paris Sen Zhermen, po ashtu kanë refuzuar transferimin e tij, derisa e ardhmja e tij është ende e paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat