Reagimi i parë i Lewandowskit

Futboll

Reagimi i parë i Lewandowskit

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 22:46
Reagimi i parë i Lewandowskit

FC Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Robert Lewandowski.

Kjo u bë e ditur fillimisht nga Bayern Munich, kurse tani edhe klubi katalonas ka dalë me një komunikatë për media.

Ai falënderoi bashkëlojtarët, tifozët e të gjithë të tjerët gjatë tetë viteve në Mynih.

“Dëshiroj të falënderoj shokët e skuadrës, anëtarët e stafit, menaxhmentin e klubit dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë bërë të mundur që ne të fitojmë trofe për FC Bayern Munich. Jam krenar për atë që kemi arritur së bashku.

Mbi të gjitha, dua të falënderoj tifozët sepse jeni ju që e bëni FC Bayern Munich klubin e veçantë që është. Jam i privilegjuar që kam kaluar 8 vite të mrekullueshme me këtë klub dhe tifozët e tij dhe do të mbetet në zemrën time përgjithmonë”, ishin fjalët e Lewandowskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat