Interi dhe Torino afër marrëveshjes për Bremer

Futboll

Interi dhe Torino afër marrëveshjes për Bremer

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:20
Bremer

Klubi italian, Inter raportohet se është afër marrëveshjes me Torinon për futbollistin Gleison Bremer.

Ylli i torinezëve është dëshira e skuadrës ‘Nerazure’. Sipas mediave italiane, zikaltërit të hënën do të takohen me krerët e Torinos në përpjekje për të mbyllur marrëveshjen për Bremer.

“Interi do të takohet me Torinon të hënën në përpjekje për të mbyllur marrëveshjen për Gleison Bremer”, shkruajnë mediat italiane.

Siç raportohet, të hënën mund të arrihet marrëveshja mes dy palëve dhe lojtari të martën mund të bëjë testet mjekësore e më pas do të prezantohet si lojtar i ri i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat