Balaj do të firmosë sot kontratë 2-vjeçare me klubin turk

Futboll

Balaj do të firmosë sot kontratë 2-vjeçare me klubin turk

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:56
Balaj do të firmosë sot kontratë 2-vjeçare me klubin turk

Bekim Balaj do të qëndrojë në Turqi, aty ku luajti gjashtë muajt e fundit me fanellën e Boluspor dhe shënoi katër gola. Shkodrani ka arritur marrëveshjen me klubin e ri,.

Ai do të bashkohet me tre shqiptarë të tjerë, Uerdi Marën, Jurgen Bardhin dhe Arb Manajn, te skuadra e Ankara Keçiorengucu.

Supersport mëson se Balaj do të firmosë sot kontratë 2-vjeçare me klubin turk, që garon në ligën e dytë dhe sezonin e ardhshëm ka objektivin të luftojë për vendet e sipërme të tabelës.

Balaj karrierën e tij si futbollist profesionist e ka nisur te Vllazninë, për të kaluar për herë të parë në Superligën e Turqisë te Genclerbirligi në vitin 2010.

Më pas sulmuesi u rikthye te Tirana dhe më pas ka luajtur vetëm jashtë vendit, me klube si Sparta Prague, Jagellonia, Slavia Prague, Rijeka, Akhmat Gronzy, Sturm Graz dhe Nizhny Novgorod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat