Rashica asiston

Futboll

Rashica asiston

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:39
Rashica asiston

Norwich ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim miqësor kundër Marseillen, të cilin e ka fituar me rezultatin 0-3.

Titullar në këtë provë miqësore ishte edhe Milot Rashica, i cili dha kontributin e tij për golin e dytë të takimit.

Sulmuesi shqiptar lëviz bukur në krahë në minutën e 58 dhe më pas jep një krosim me saktësi milimetrike në zonë. Me topin që vjen në kokën e tij, Hugill e ka të lehtë të dyfishojë rezultatin.

Sigurisht që merita më e madhe në këtë rast i shkon pikërisht Rashicës dhe këtë e di mirë edhe lojtari i Norwich, i cili menjëherë bën me shenjë nga futbollisti i Kosovës për t’i dhënë të gjitha meritat e golit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat