Situata e çuditshme e Barcelonës

Futboll

Situata e çuditshme e Barcelonës

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 12:03
Situata e çuditshme e Barcelonës

Në harkun kohor të dy javëve, Barcelona ka kaluar nga ferri në parajsë.

Klubi që ishte në krizë të thellë financiare e që nuk mund të afronte asnjë lojtar, ka firmosur me 5 lojtarë, mes të cilëve edhe Robert Levandovski.

Katalanasit kanë firmosur me Kristensen, Kesin, Dembelenë, Rafinjën dhe Levandovskin, duke shpenzuar plot 100 milionë euro, që shkojnë në 115 milionë euro nëse llogariten edhe bonuset e parashikuara në kontratat e firmosura.

Falë këtyre shpenzimeve, klubi, i cili deri në fund të qershorit përpëlitej për të qëndruar brenda limiteve të vendosura nga liga spanjolle, është i treti në botë për nga shpenzimet në merkato pas Mançester Sitit me 108 milionë euro të shpenzuara dhe Lids Junajtidit me 105 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat