Nisma e veçantë e Tiranës

Futboll

Nisma e veçantë e Tiranës

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:29
Nisma e veçantë e Tiranës

Klubi i Tiranës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Zrinjskit.

Bardheblutë kanë vendosur që sot të kenë disa të ftuar të veçantë në impiant, në një pjesë tribune që do t’u kushtohet thuajse plotësisht atyre. Bëhet fjalë për ikonat e klubit bardheblu në vite.

Tirana u ka bërë ftesë për ndeshjen e sotme rreth 300 ish-futbollistëve të cilët kanë qenë pjesë e këtij klubi në vitet e kaluara. Atyre u është dhuruar një biletë për ndeshjen e sotme dhe do të jenë të ftuar nderi në këtë sfidë, ku pritet që të marrin përshëndetjen edhe nga tifozeria e cila ka qenë gjithmonë e shumtë në ndeshjet e klubit.

Një mendim i veçantë e padyshim edhe një falënderim i vogël për këto figura të cilët kanë ndihmuar që klubi bardheblu të bëhet më i suksesshmi në historinë e futbollit shqiptar duke qenë tashmë rekordmen sa u përket titujve kampion të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat