Dukagjini transferon futbollistin e Laçit

Futboll

Dukagjini transferon futbollistin e Laçit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 15:10
Dukagjini transferon futbollistin e Laçit

Dukagjini i Klinës tregun e transferimeve këtë afat kalimtar e ka shtrirë edhe jashtë kufijve të Kosovës. Klubi klinas ka siguruar një tjetër nënshkrim të madh këtë merkato.

Demokracia mëson se klubi nga “18 Qershori” ka siguruar shërbimet e futbollistit të Laçit, Iljasa Zulfiu.

24-vjeçari veçse u është bashkuar urdhrave të kryetrajnerit të Dukagjinit, Armend Dallku.

Lojtari në fjalë për sa ishte pjesë e laçianëve kishte lënë gjurmë, duke kontribuuar me gola për ekipin.

Zulfiu u lind në Preshevë, teksa luan si mesfushor i avancuar.

Para Laçit, Zulfiu karrierë ka bërë edhe te Malisheva e Flamurtari.

Dukagjini, përveç Zulfiut, nga jashtë vendit ka transferuar edhe Qendrim Kamerajn, ish-futbollistin e grup-moshave U21 dhe U23 të Juventusit, për të cilin Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht kohë më parë.

“Hithat” edicionin e ri bëjnë gara në Superligën e Kosovës, ndërsa me ruajtjen e disa lojtarëve kyçë dhe me disa ardhje të reja pritet të jenë “arrë e fortë” për kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat